VIDEO +18/ Policët rrahin të miturin brenda qendrës tregtare në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është arritur të filmohet ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko” pranë zonës së njohur si Unaza e Re në Tiranë.
Pranë një restoranti në një qendër tregtare të asaj zone, dy policë me uniformë shikohen teksa ushtrojnë dhunë të ashpër fizike ndaj një minoreni, madje tentojnë t’i vendosin edhe prangat.
Është një moment mjaft i rëndë në video ku fëmija lëshon ulërima të mëdha nga dhimbja. Në pamje duken edhe njerëz të tjerë nga brenda restorantit të cilët u kërkojnë policëve të ndalojnë dhunën.
Nuk dihet ende asgjë në lidhje me arsyen se përse ata dhunuan djalin, por sipas dëshmitarëve ai njihej si fëmijë endacak.
Raportohet se nga ulërimat dhe tmerri që panë me sy, shumë klientë u larguan. Më poshtë video e plotë.