(VIDEO) Berisha flet italisht, shpërthen e qeshura në Kuvend

Ish kryeministri Sali Berisha citoi disa dokumente në gjuhën italiane, ku flitej për lidhje mafioze të segmentëve të mazhorancës të lidhur me mafien e plehrave në vendin fqinj.

Sipas Berishës, e gjithë kjo vërteton lidhjen e kryeministrit Edi Rama me Ndragheta-n.

Por gjatë kohës që Berisha lexonte në italisht pati ilaritet mes deputetëve socialistë.

“Nuk kam bërë asnjë orë mësim italisht. E kam mësuar nga televizionet dhe mediat si dhe nga latinishtja ku kam qenë një student ekselent”, tha Berisha.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=hHzoIw-ytvU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP