VIDEO/Braçe lexon SMS-të kërcënuese në telefon nga pronarët e basteve: Të q**sha motrën…
Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financa, Erion Braçe, ka treguar mbrëmjen e djeshme një bisedë që ka bërë me një nga pronarët e basteve, që sipas të cilit e kanë kërcënuar.
Braçe në studion e Real Story në Vizion Plus me Sokol Ballën, ka treguar të gjithë bisedën që ka zhvilluar, ku nuk mungonin sharjet dhe fyerjet.
Pjesë nga biseda që u lexua nga Braçe
Mesazhi: Zoti filan po hyni në gjynaf ju të PS me këto bastet që po mbyllen janë 50 mijë veta që punojnë dhe do i lini rrugëve.
Braçe: (I them unë) Gënjeshtër e madhe. As 6 mijë veta dhe të gjithë skllevër të një grushti kriminelësh që zotërojnë lojërat e fatit.
Mesazhi: Po ato kriminelë që thua ti, të kanë sjelle ty në pushtet, jo doni tu hiqni lekët që i kanë bërë më gjak ato kriminelët.
Braçe: Ata kriminelët mund të kenë mbajtur ty mirë e bukur, por mua nuk më kanë votuar kurrë. Tani largohu prej këtej.
Mesazhi: Ok të q**sha motrën.
Braçe: (I kthej unë të njëjtën përgjigje, se e kam shpallur kush më shan e shaj” Hajde po ta mbajti në filan vend.
Mesazhi: I njeh mirë ti ata në Tiranë të fusin atë dhe këtë.
Braçe: Atje je ti (i them unë në mesazh) do të të gjej unë dhe ta tregoj unë se çfarë do të mbash ti në gojë.