VIDEO / Çfarë po hanë shqiptarët? Bukës i del boja
Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë, por duket se edhe këtu jemi të mashtruar dhe të pasigurt.
Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka kryer për Top Channel një eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale.
Kjo lloj buke lëshon ngjyrë kur futet në ujë për 60 minuta, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor.
“Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marrin miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet ai.
Ai thekson se ndër ngjyruesit që përdoren në bukën e zezë e atë integrale ka edhe ngjyrues të cilët dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në shkaktimin e sëmundjes së kancerit.