VIDEO/ Derri i egër tmerron berberët, futet befas në dyqan, njerëzit dalin me vrap jashtë

Një derr i egër u fut befas në derën e përparme të një salloni flokësh për meshkuj, duke tmerruar berberët që ndodheshin brenda. Ngjarja ndodhi të enjten e 2 janarit në Malajzi dhe

u kap nga kamerat e sigurisë së dyqanit. Në video duket sesi qetësia e dy berberëve prishet nga hyrja e derrit të egër, i cili futet me vrap dhe nuk del më.

Berberët të trembur vendosin të dalin jashtë dhe më pas tentojnë të nxjerrin edhe derrin, por ai vjen vërdallë në sallon duke shkaktuar edhe dëme. Në fund derri përplas me kokë derën prej xhami të sallonit dhe largohet.

YouTube player

SHKARKO APP