VIDEO/ E frikshme! Shihni si e përplas dallga të riun gjatë uraganit Irma

Në një kohë kur disa prej shteteve në Amerikë po përballen me stuhi të forta nga uragani “Irma”, ka nga ata të cilët janë në kërkim të pamjeve të veçanta.

Një i ri ishte duke filmuar dallgët që shkaktoi uragani i fuqishëm në vijën bregdetare të Floridas. Por ajo që ndodhi e la pa fjalë djalin, i cili përfundoi disa metra tutje si pasojë e përplasjes së dallgës.

Sipas “Mirror” pamjet nga Kay West tregojnë se si vala e shtyu duke e hedhur në anën tjetër. Ai dukej tërësisht i pavetëdijshëm për rrezikun, por fatmirësisht nuk pësoi dëmtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga uragani “Irma”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?