VIDEO/ E rrallë, jeta dhe vetëvrasja e njeriut me dy fytyra
Shumë shpesh ju ndodh që t’i drejtoheni dikujt më termin “dyfytyrësh”, por kurrë nuk ju ka shkuar ndërmend se ka njerëz që në të vërtetë i kanë nga dy fytyra. Edward Mordake, është anglezi që ka jetuar në shekullin XIX-të, ai ka pasur një çrregullim, ka lindur me dy fytyra, një para një prapa.
Edward sigurisht që ka qenë i gatshëm për një rrezik të tillë, për shkak se jeta e tij me dy fytyra ishte e papërballueshme.
Kjo e ka penguar sepse nuk ka pasur kontroll ndaj fytyrës tjetër dhe shpesh herë ka folur fjalë të djallëzuara. Me kohë Edwardi është bërë më i tërhequr, nuk ka dashur që të takohet me askënd as edhe me familjarë. Është përfolur që ai ka pasur një talent të shquar për muzikë.
Më vonë është vërtetuar se fytyra e dytë nuk mund të hajë as të pijë, por ajo ka qarë ose qeshur me raste. Fytyra nuk ka pasur asnjë ndjeshmëri dhe thuhet se ajo ka ndikuar shumë në psikikën e tij, por kjo fytyrë është e sigurt që ka qenë e motrës së tij binjake e cila nuk ka arritur të zhvillohet dhe i është ngjitur këtij.
Në moshën 23 vjeçare ai ka bërë vetëvrasje, ka pirë helm duke mos mundur të përballohet me jetën në këtë lloj gjendje. Me kërkesë të tij të shkruar në letrën para se të vdes, trupi i tij është varrosur në një vend të panjohur ku askush nuk e di.
Kompozitori dhe këngëtari amerikan Tom Waits, në një album të tij në vitin 2002 ka bërë një këngë për të duke e titulluar “Poor Edward”.
Pas tij më nuk është ditur asnjë rast i tillë, mirëpo gjatë historisë ka pasur raste të tilla, ku ndër to ka qenë Chang Chu Ping i cili fytyrën e dytë e ka pas në anën e djathtë njëra pranë tjetrës dhe Pascal Pinjon e ka pasur në ballë.