Video e rrallë/ Rrethohen nga forcat speciale, terroristët hedhin veten në erë
Një qelizë terroriste islamike hodhi veten në erë për të mos u kapur nga forcat speciale të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Republikën e Ingushetia, e cila është pjesë e Rusisë.
Banda e radikalëve myslimanë u zbulua nga shërbimet sekrete ruse, e cila kishte tentuar disa herë të vriste oficerë të policisë. Katër ekstremistët u gjurmuan brenda një shtëpie në fshatin Psedach dhe u rrethuan nga forcat speciale të policisë. Shërbimi Federal i Rusisë u bëri thirrje atyre që të dorëzoheshin, por ekstremistët nuk pranuan dhe nisën të qëllonin ndaj policisë.
Forcat speciale u kundërpërgjigjën me zjarr, granata e mortaja. Shkëmbimi i zjarrit mes dy palëve zgjati deri sa terroristët hodhën veten në erë për të mos u arrestuar. Pamjet e policisë ruse tregojnë momentin e shkatërrimit të çatisë së shtëpisë ku ndodheshin ekstremistët, nga forca e madhe e shpërthimit. Nga shpërthimi vetëvrasës, nuk pati asnjë të lënduar nga radhët e policisë. /tvklan.al