VIDEO/Ekzekutohet me snajper kryebashkiaku
Kryetari i i bashkisë së qytetit Tanuan, në jug të kryeqytetit Manila në Filipine është ekzekutuar me snajper gjatë një ceremonie të bashkisë që ai drejtonte. Gjithçka ndodhi në momentin kur kryebashkiaku Antonio Halili po këndonte himnin kombëtar.
Një plumb e goditi në gjoks nga një distancë prej 150 metrash. Autori i vrasjes arriti të largohej ndërkohë që kryebashkiaku ndërroi jetë në spital.
Dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me përfshirjen në një kartel droge. Emri i Khalilit ishte në listën e zyrtarëve të zgjedhur të cilët dyshohet se janë përdorues të drogës, trafikantë apo mbështetës të kontrabandës.