VIDEO/Fjalimi i dorëheqjes së Hashim Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga detyra. Vendimi vjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Njoftimi për largimin nga detyra është komunikuar sot nga Hashim Thaçi në një konferencë për mediat.
“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaçi para mediave.
Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehtë për të dhe familjen e tij. Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.
Bashkë me Thacin e Veselin, deri tani është konfirmuar edhe aktakuza për deputetin Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

SHKARKO APP