VIDEO-FOTO/ Misteri i ‘Kalorësit të zi’ që rrotullohet rreth Tokës prej 50 vitesh
Teoricienët e konspiracionit besojnë se sateliti i njohur si “Kalorësi i Zi”, i cili për dekada rrotullohet rreth Tokës, është mbi 13 mijë vite i vjetër.
Sipas kësaj teorie: Historia e “Kalorësit të Zi” filloi në vitin 1954, kur revistat “St Louis” dhe “San Francisco Examiner” botuan artikuj për pensionimin e një majori dhe hetuesi të UFO-ve, Donald Kehoe.
Me sa duket, forcat amerikane kishin vërejtur dy satelitë në orbitën e Tokës. Por asokohe, askush nuk posedonte teknologjinë e hedhjes të një sateliti.
Në shkurt të vitit 1960, revista “Time” shkruante se marina amerikane ka parë një objekt të errët i cili besohej se ishte një satelit sovjetik spiun.
Shumë është shkruar për këtë temë, megjithatë edhe sot me teknologjinë moderne nuk dihet se çfarë në të vërtetë përfaqëson ky objekt misterioz.
Në këtë mënyrë, “Kalorësi i Zi” ka qëndruar krah për krah me tregimet për përbindëshin e këmbëmadhit (Bigfoot) dhe të UFO-ve.
Viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, përmes teleskopëve ishte vërejtur një satelit i paidentifikuar i quajtur “Kalorësi i Zi”.
Asokohe zakonisht temë me interes të madh përbënin fenomenet e jashtëtokësorëve, dhe të gjithë me padurim prisnin që ndonjë prej tyre do t’i vizitojë në shtëpi.
Dhe, si rezultat i kësaj, opinioni shumë shpejt filloi të merret me historinë e “Kalorësit të Zi”.
Besohet se ky satelit misterioz tash e 50 vite dërgon radio sinjale. Derisa SHBA-të dhe Rusia kishin shprehur interesim të madh për të, ky fakt kishte shtyrë shumë njerëz të mendojnë se ndoshta i takon njërit nga këto dy shtete.
Megjithatë, edhe sot e kësaj dite asgjë nuk dihet për këtë satelit.