VIDEO/Gjergj Luca flet për gazetarët: Ngatërrestarët e kombit, që janë më llum se llumi i politikës
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka treguar se është pa filtra dhe flet troç. Këtë herë ai ka hedhur akuza ndaj gazetarëve, teksa shfaqet duke mbajtur hekur së bashku me punëtorët. Luca cilëson disa gazetarë si ngatërrestarë të kombit që janë më llum se llumi i politikës dhe që mbrojnë personat që duan të shkatërojnë godinat ekzistuese edhe pse bisnesmenët duan t’i rijetëzojnë duke sjellë projekte investuese.
“Duke mbajtur hekurin që kanë shkatërruar këta zotëritë me tender që u dhimbset ky vend, që gërthasin përditë se e duan këtë vend dhe këta godinat këtu i kanë shkatërruar me tender. Nuk ka ndodhur në historikun e njerëzimit të shkatërrojnë godinat për të vjedhur hekurin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo punë. Edhe ata që e kanë shkatërruar, vijnë dhe gërthasin përditë për ata që ndërtojnë.
Edhe qentë e tyre që janë gazetarë në portale e televizione, që tu vijë turp se më vjen keq se ka gazetarë shumë të mirë që kam miq, se unë nuk do t’i them gazetarë këtyre tjerëve, por do t’i them ngatërrestarë. Lehin nëpër portale me televizione, të merren me tenderat e shkatërrimit, të mos merren me njerëzit që ndërtojnë, t’i vijë turp t’i vijë.
Dhe gjithë opinionit publik të Korçës, edhe të gjitha katundeve këtu përreth, ditën e flamurit, që ngrihet flamuri për festat e nëntorit, të vijnë ta inaugurojnë këtë vend dhe të shohin 400-500 motrat tona duke punuar këtu edhe do ta kthejmë në një miting atë ditë, do të protestojmë për këta zotërinjtë që u dhimbset ky vend prej plehrave.
Se mbi këto plehra ne po ndërtojmë jetë. Edhe po ndërtojmë shpresë për njerëzit, edhe të vijnë të merren me ne, me mua dhe shokët e mi që do t’i marrim gjoja në varr këto gjëra. Që mos bëfshin hajër, t’i vijë turp t’i vijë”, nënvizon Gjergj Luca.