VIDEO/ Hiti “Ushtari i Rrugës” mbush 15 vjeç, shumë shpejt do të rikthehet si remiks?

Ka 15 vjet që që nga momenti kur u publikua një nga hitet më të mëdha të asaj kohe, por që i ka mbijetuar viteve dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.

Adhuruesit e muzikës shqiptare 15 vjet më parë shijuan hitin “Ushtari i Rrugës”, një nga këngët më të pëlqyera ndonjëherë në diskografinë shqiptare.

Kënga e grupit Ritmi i Rrugës, tashmë po mendohet që të rikthehet në një version të ri remiks nga një prej anëtarëve të grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besnik Qaka, i cili ishte pjesë e grupit “Ritmi i Rrugës” bashkë me Memli Krasniqin, vazhdon ta performojë projektin në shumë koncerte, ku hiti po pritet shumë mirë pavarësisht se ka 15 vjet prej publikimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe tani solisti i NRG band, si anëtari i vetëm aktiv i “Ritmit të Rrugës” në skenën aktuale muzikore, po mendon që të publikojë një version remiks të këngës, në bashkëpunim me ndonjë prej reperëve më të mirë të skenës shqiptare, i përshtatshëm për projektin, si reflektim i gjeneratës së re të muzikës dhe hip hopit, në gërshetim me traditën, transmeton telegrafi.

Pa dyshim se një remiks i këtij projekti do të mirëpritej nga publiku shqiptar, që e ka konsideruar këtë këngë gjithmonë një nga këngët më të dashura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?