(VIDEO) I verbër, por student i shkëlqyer! Paguan tarifë sa të tjerët

Një student me aftësi të kufizuara ka qenë i pari që ka marrë fjalën të mërkurën në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, i cili u shpreh se kjo pjesë e studentëve nuk ka asnjë lehtësi ekonomike për të vazhduar shkollën nga institucionet përkatëse.

Ai quhet Ervin Muha, 24-vjeç, në një familje prej 5 anëtarësh, ku vetëm babai i tij është i punësuar. Muha tha se më këtë gjendje ekonomike që ka familja e tij, është shumë e vështirë për të ndjekur shkollimin.

24-vjeçari deklaroi se është një student me një mesatare të lartë në shkollë, mbi nëntë, ndërsa paguan një milion e gjysmë për studimet.

SHKARKO APP