VIDEO/ Ilir Meta tregon çfarë do bëjnë Rama e Basha më 26 qershor
Në takimin e zhvilluar sot në Kamëz, Ilir Meta u ktheu një përgjigje akuzave që PS dhe PD po bëjnë sot të dyja kundër LSI-së. Ai bëri një parashikim se çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Bashën pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe se kush do të jetë personi i parë që do telefonojnë.
“Të gjithë ata (Rama-Basha) janë vënë në garë, pasi u shanë me njeri-tjetrin dhe na nxorën bojën në gjithë botën, sot u thonë mos rrini më LSI-në, ejani te ne. Mbajeni mend këtë që po them, më 26 qershor ju (të LSI) nuk do keni mundësi ti telefoni Vasilit për t’i uruar fitoren sepse nuk do tu lënë radhë ata. Ata do futen në sherr kush e kush do arrijë në telefon i pari Petrit Vasilin. Do i thonë: “Vëlla, urime ti lëmë ato që bëmë, por tani ti e kupton si është situata. Romeo dhe Zhuljeta nga tragjedi tani do përjetohet si komedi, komedi e paparë”,- tha Ilir Meta.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=sf8kUt7aVBM&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]