VIDEO/ Italiania 94-vjeçare që lindi në Vlorë, ka një mesazh për shqiptarët
Flora, një italiane e lindur në Vlorë në vitin 1923, përmes një video ka përshëndetur të gjithë shqiptarët kudo ku ata janë.
Zonja tani jeton në Itali dhe është 94 vjeçe. Por deri në vitin 1946 ajo ka jetuar në Vlorë.
Mbresat e bukura të vendlindjes dhe të vendit ku u rrit, bëjnë që ajo të ushqejë akoma një dashuri të thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Me një shqipe të përsosur, tek fjalët e saj shkëlqen një dashuri e pakushtëzuar për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, në veçanti për Vlorën, vendlindjen e saj.
https://www.facebook.com/adela.kolea/videos/1660663187298866/
https://www.facebook.com/adela.kolea/videos/1639052099459975/