Video/Koordinatori i LSI, Vojo Bregu: Dështimi i qeverisë me skemën e ndihmës për fermerët
Koordinatori i LSI në Vorë, Vojo Bregu shprehet se skema e qeverisë për subvencionimin e naftës për fermerët është një dështim total. Bregu publikon një video, ku janë vetë fermerët ata që tregojnë se përse qeveria gënjen kur pretendon se po u jep naftën falas.
“DËSHTIMI I SKEMËS SË SUBVENCIONIMIT TË NAFTËS NË BUJQËSI. Në videon e mëposhtme, në vetëm më pak se 2 minuta, gjendet e sintetizuar dështimi i skemës së subvencionimit të naftës në bujqësi. Fermeri i shpjegon me fakte dhe argumenta ministres së Bujqësisë pse kjo skemë ka dështuar. Znj. Ekonomi jo vetëm e pranon, por dhe përpiqet të gjejë sukses në dështimin e skemës”,- deklaron Vojo Bregu.