VIDEO/ Kryemadhi dhe të rinjtë e LRI, kërcejnë Vallen e Kukësit në kampingun e Jalës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar të rinjve të LRI në kampin veror të Jalës. Numri një i LSI, shfaqet ndërsa kërcen nën ritmet e valles së Kukësit, së bashku me të rinjtë të LRI dhe zv/kryetarin e LSI, Luan Rama.
Prej 4 ditësh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në kampin e LRI në Jalë për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në këtë kamp, atmosfera shlodhëse duket se po i paraprin sezonit të ri politik, ku opozita pritet të nis aksionin e paralajmëruar kundër qeverisë Rama.