VIDEO/ Mesazhi i Majlinda Bregut për 8 Mars: Vetëm dëgjojini gratë…

Nga Majlinda Bregu 

Çelësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik në rajonin tonë quhet GRUA!

Shumë ka ndryshuar që kur Brown këndoi këtë këngë, por ja cka ka mbetur njësoj. gratë ende luftojnë për siguri ekonomike.

Vetëm 2 në 5 gra në Ballkanin Perëndimor kanë ose po kërkojnë punë.

Vetëm 43,2 e grave në rajonin tonë janë të punësuara!

Çdo vit, vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin mesatarisht 18 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës – kjo është më shumë sesa GDP totale e Serbisë.

Ne, kemi nevojë për më shumë gra në tregun e punës për të nxitur rritjen ekonomike të rajonit!

Ne, duhet të vrasim mendjen për aftësimin e grave dhe vajzave për trgun e punës i cili sot po ndryshon me shpejtësi drejt teknologjise.

Ne,duhet të përqendrohemi në edukimin financiar dhe të nxisim sipërmarrjen e grave, duke ju krijuar mundësi të shfrytëzojnë burimet e nevojshme, por edhe të ndihmojnë gratë e tjera të promovojnë biznesin e tyre.

Çelësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik në rajonin tonë quhet GRUA!

Javën e kaluar, ne nga RCC udhëtuam në Bratunac, një qytet i vogël në pjesën lindore të Bosnje dhe Herzegovinës.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, vetëm 27 për qind e SME (bizneset e vogla e te mesme) janë në pronësi të grave dhe vetëm 9.3 për qind e tyre kanë shumicën e aksionereve, gra.

Ne takuam Nada Markoviçin, një grua energjike dhe me këmbë në tokë, e cila dikur punonte në një fabrikë, ashtu si shumë gra të tjera të zonës.

Sot, nuk ka më fabrika. Në mesin e shumë vështirësive, Nada u bë themeluese e kooperativës së parë, që lidh gratë e zonës me tregun, duke u mundësuar që të shpërndajnë produktet (boronica, mjedër etj). E nisi me 3 gra, tani janë 300 madje disa prej tyre kanë punësuar edhe burrat dhe djemtë në këtë biznes.

Majlinda Bregu, RCC Secretary General  on the occasion of 8 March International Women’s Day #WE

Nada flet për “WE”.

Ne, -së bashku, gra që përballen me pengesa, jetuan luftën, por u bënë nismëtare të pajtimit përmes rimëkëmbjes së ekonomisë.

Për këtë ka nevojë rajoni.

“WE”- NE, është mesazhi ynë për gratë sot.

Po fillojmë me Naden. Do të vazhdojmë kudo në rajon. Vetëm dëgjojini gratë…

SHKARKO APP