Video mesazhi i Ministrisë: “Ti mund të ndihmosh në frenimin e përhapjes së koronavirusit”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndalimin e përjapjes së koronavirusit, Covid-19.
Në këtë postim ministria ka vendosur udhëzimet bazike dhe praktike mbi identifikimin dhe trajtimin e rasteve të infektuara, si dhe orientimin e qytetarëve për rastet emergjente.
Ndër këshillat që jepen janë:
Lani shpesh duart me ujë e sapun për të paktën 20 sekonda dhe përdorni dezifektantë;
Gjithmonë mbani shami letre me vete për t’i përdorur për kollën dhe tështimat;
Hidhni menjëherë në kosh shaminë e letrës pas përdorimit;
Përdorni këndin e brrylit kur tështini;
Nëse keni udhëtuar në një vend të prekur nga koronavirusi dhe keni temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, telefononi urgjencën kombëtare 127.
Ndërkohë këtë të hënë janë konfirmuar edhe dy rastet e para të infektuar me koronavirus në vendin tonë.