VIDEO/Momentet e dorëzimit të Klement Balilit

Baroni i drogës Klement Balili është vetëdorëzuar. Lajmin fillimisht e dha ish-kryeministri Berisha, ndërsa më pas e konfirmoi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Klement Balili është dorëzuar mëngjesin e sotëm në Finiq, ndërsa Report Tv sjell pamjet ekskluzive pak momente para se të dorëzohej dhe përshëndetja me familjarët e të afërmit. Pas dorëzimit, ai ka mbërritur në Tiranë me eskortën e policisë së shtetit, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ai do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge. Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin, mos ekstradim në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/236763053921803/

SHKARKO APP