Video/ Nuk do ti besoni syve! Harden bën kosh, por rrjeta e kthen topin mbrapsht

Jo vetëm në futbull por edhe në sportin e basketbollit ndodhin episode të çuditshme.

Një moment i pabesueshëm ka ndodhur në përballjen mes San Antonio Spurs dhe Houston Rockets në NBA. 8 minuta para se të përfundonte koha e rregullt, James Harden rrëmben një top dhe “fluturon” drejt koshit duke bërë një zhytje, por topi, i penguar nga rrjeta, kthehet mbrapsht duke dhënë përshtypjen se nuk u realizuan pikët.

Përtej reagimit të pjesëtarëve të Rockets, gjyqtarët nuk e quajtën të rregullt, duke gabuar në vendimin e tyre. Koha e rregullt u mbyll në barazim 115-115 ndërsa pas dy kohëve shtesë fituan Spurs me vetëm 2 pikë diferencë, 135-133. Nëse koshi do të konsiderohej i rregullt, me shumë gjasa sfida do të mbyllej në favor të Rockets, pa qenë nevoja të shkonte në shtesë.

James Harden Dunk Not Counted | Rockets vs Spurs

SHKARKO APP