VIDEO/ Përfundon marrëveshja, mbërrin në Milano transferta e bujshme

Hakan Calhanoglu zyrtarisht është transferta e gjashtë e Milanit. Mëngjesin e sotëm mesfushori me origjinë turke ka mbërritur në klinikën mjekësore për të kryer testet rutinë me klubin e ri.

Mesfushori organizativ i kushtoi Milanit 20 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse në bazë të performancës së lojtarit, shkruan “Football-Italia”.

Milani i ka përgatitur mesfushorit një kontratë 4-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

Kujtojmë që më parë Milani ka zyrtarizuar blerjen e Musacchio (Villarreal), Kessie (Atalanta), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), André Silva (Porto) dhe Borini (Sunderland).

 

 

 

SHKARKO APP