Video/ ‘Rama ik’ mesazh dhe nga qielli

Pak para nisjes së protestës së shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, po bëhen përgatitjet e fundjet. Ndërsa policia ka nisur të rrethojë godinën e kryeministrisë, gardhi metalik është vënë tashmë, duke ndërtuar kështu edhe perimetrin e sigurisë, organizatorët e PD, edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje se si do të jetë kjo protestë, duket se mesazhi ‘IK’ për kryeministrin do të ngrihen sërish në qiell.

Në videon e siguruar nga Erion Skëndaj për BalkanWeb, në Bulevard duket se sërish do të ngrihen tullumbace të bardhë, simbol i paqes, me mbishkrimin: Ik, një kërkesë kjo e opozitës së bashkuar për largimin e kryeministrit.

‘Rama ik’ mesazh edhe nga qielli, c’ka përgatitur PD për protestën

SHKARKO APP