VIDEO/ Rrëzohet një tjetër palmë në mes të Durrësit, shihni momentin kur për pak zë poshtë kalimtarin

Era e fortë ka “pushtuar” këtë mesditë qytetin e Durrësit, duke sjellë edhe problemet e para. Siç mund të shihni në videon që gazetarja Klodjana Haxhiaj sjellë në redaksinë e “BalkanWeb”, një tjetër palmë është rrëzuar në mes të qytetit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Rrëzohet një tjetër palmë në Durrës, shihni momentin kur për pak zë poshtë kalimtarin

Palma është rrëzuar në sheshin “Azem Hajdari”, ku siç mund ta shihni nga pamjet, për pak sa nuk zë poshtë një qytetar. Por, fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Momenti i rrëzimit të palmës në trotuar është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo palmë ishte mbjellë katër vite më parë, ndërsa është vijimësi e palmës së rrëzuar pak ditë më parë në të njëjtin vend, duke lënë të plagosur dy kalimtarë.

SHKARKO APP