VIDEO / Si po ndryshon pamje Pazari i Ri në Tiranë

Markata e fruta-perimeve tek zona e njohur si Pazari i ri po merr pamjen përfundimtare duke u kthyer në një atraksion turistik për të gjithë ata që vizitojnë kryeqytetin.  Falë punës intensive të nisur nga Bashkia e Tiranës, tashmë ka filluar edhe fasada e markatës e cila do të ndryshojë rrënjësisht pamjen e kësaj zone, duke rritur në të njëjtën kohë edhe vlerën e të gjithë zonës.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10154766602316926/

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar edhe një video e cila tegon punimet që po kryhen me ritme të shpejta.  “#PazariRi nga “zgëqe” në pikë turistike 🙂 Je gati? Drejt fundit markata e fruta-perimeve, ecim shpejt me markatën e mishit-peshkut, e sapo kemi nisur fasadat e pallateve aty. Shton vlerën e pronës dhe punësimin në Njësitë 2 dhe 8. #ZemraTiranes #TiranaNëPunë”, shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Në projektin e Bashkisë së Tiranës është menduar që Pazari i Ri të jetë një hapësirë që të funksionojë 24 orë, ku paradite fokusi më i madh të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite të jetë kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve.

SHKARKO APP