VIDEO/Të arrestuarit e 16 shkurtit protestë në gjykatë

 Personat e arrestuar nga policia për protestën e opozitës më 16 shkurt e kanë kthyer sallën e gjyqit në një minimitin. Edhe pse policia i ka vendosur në qeli, ata kanë shpërthyer me thirrjet; “Rama ik”.

Pamjet janë publikuar nga deputeti Edvin Salijanji, i cili ndodhej brenda sallës ku zhvillohej procesi gjyqësor.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/648133055638709/

19 të arrestuarit nga protesta e opozitës kanë dalë sot për masën e sigurisë. Për 15 prej tyre Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Ndërsa është kërkuar  ndryshimi i masës nga ‘Arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’ për dy gra të arrestuara dhe për një shtetas të mitur.

Për shtetasin Resul Daci është kërkuar ‘Arrest shtëpie’ pasi ka raport mjekësor . Ndërsa arrest me burg është kërkuar edhe për Florenc Hoxhë, ish-drejtor i INUV.

Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat Ata kanë thënë se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme.

Edhe avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso pretendon se ndaj të pandehurve nuk ka vepër penale dhe arrestimet janë politike

Ivi Kaso: Të lirohen të arrestuarit pasi nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm, aktet kamë qenë simbolike

Brenda seanca janë edhe përfaqësues të opozitës.

Arrestimet

Arrestimi i tyre u bë në bazë të  pamjeve filmike të policisë  si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord  nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

SHKARKO APP