VIDEO/460 vajza shqiptare prostitucion online

Mjafton një kopmjuter i lidhur me internet dhe kartë krediti për tu përfshirë në atë që njihet si shërbime prostitucioni online. Nga një vëzhgim i Report TV duke lundruar në internet tek faqja online “Adult Work”, ofrohen një sërë shërbimesh seksuale online kundrejt pagesës.

Në këtë faqe interneti që besohet se operon nga Britania e Madhe, mund të komunikosh me vajzat shqiptare të rekrutuara për të ofruar keto shërbime. Duke klikuar “Albania” të dalin qindra vajza të cilat mund të të ofrojnë shërbim seksuale online, por edhe duke të dërguar foto dhe video të ndryshme.

Mënyra se si merret pagesa është nëpërmjet minutave që klienti qëndron online. Për të komunikuar 1 orë me një vajzë nga Shqipëria, duhet të paguash minimumi 200 paund, ndërkohë që për shërbime ekstra pagesa varjon deri në 400 paund. Sipas të dhënave të “Adult Work”, më shumë se 460 vajza shqiptare ofrojnë shërbime seksuale online.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?