VIDEO/Pas Harvey vjen uragani Irma. SHBA shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona

Uragani Irma u ngrit në kategorinë e pestë dhe vazhdon trajektoren e saj të afërt drejt ishujve të Karaibeve, ku do të arrijë të martën, ndërsa shteti i Floridës është shpallur në emergjencë për të parashikuar sulmin e ciklonit. Erërat e ciklonit arrijnë 215 kilometra në orë dhe priten më shumë shpërthime të forta gjatë 48 orëve të ardhshme, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit në Shtetet e Bashkuara, sipas elpais.com.

 

Rreziku i stuhisë Irma rritet çdo minutë. Fenomeni meteorologjik është i drejtuar kah Ishujt Leeward, të vendosura në Detin e Karaibeve dhe pritet që kjo e martë të prekë tokën në këtë vend. Autoritetet në Kubë, Porto Riko, Republikën Domenikane, Bahamas dhe bregun juglindor të Shteteve të Bashkuara mbeten në gatishmëri për mundësinë e ciklonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimi i Irma arrin vetëm pak ditë pas kalimit të uraganit të egër të Harvey në bregun jugor të SHBA-së duke lënë një numër prej më shumë se 40 të vdekurish.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=zJBIxgEtk2c” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?