Vlorë, kapet një peshk i rrallë (VIDEO)

Një peshk i rrallë është kapur nga peshkatarët në Vlorë. Lloji i peshkut Ruveto, ose siç njihet ndryshe peshku “Gjalp” jeton në thellësi deri 1 mijë metra në ujërat e Mesdheut, dhe nuk kapet shpesh. Për këtë shkak e quajnë edhe specie aliene.

Peshku i rrallë është kapur në ujrat e lumit Vjosë dhe kjo e bënë edhe më të veçantë, pasi kjo specie jeton në thellësira të mëdha.

Edhe për peshkatarët e Vlorës është hera e parë që e shohin një peshk të tillë edhe pse kanë dëgjuar të flitet shumë për peshkun gjalp, siç e thërrasin ndryshe për shkak të vajit që përmban.

SHKARKO APP