Zbuloi të shkuarën e Aqif Rakipit, shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku shkarkoi nga detyra shefen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, Rovena Gashin. Vendimi u mor menjëherë pas takimit me fatmir Xhafajn në prokurori. Gashi mbante edhe postin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe është shkarkuar edhe nga ky funksion, duke kaluar si prokurore e thjeshtë.

Dy ditë më parë, Rovena Gashi çoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dosjet me të kaluarën e dy deputetëve, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të tyre. Të dy deputetët ishin ndaluar në Itali për vjedhje dhe kishin deklaruar emra të tjerë.

Rovena Gashi e ka drejtuar Sektorin e Dekriminalizimit që prej krijimit të kësaj strukture.

Aqif Rakipi njihet si mik personal i kryeministrit Rama dhe është zgjedhur në Peqin, ndërsa deputetët e PDIU janë bashkangjitur në parlament Partisë Socialiste duke e çuar mazhorancën në 78 vota. Arta Marku u zgjodh në parlament si kryeprokrore e përkohshme për shkak të bllokimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Socialistët thanë se ajo do të qëndrojnë në detyrë afërsisht një muaj dhe nuk do të ndikojë në asnjë dosje. Në vend të Rovena Gashit, shef i Sektorit të Dekriminalizimit është emëruar Arqile Koça.

Rovena Gashi është një ndër prokuroret që i është refuzuar viza nga ambasada ameriakane në Tiranë. Ajo si një prej bashkëpunëtoreve të afërta të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe prej vitesh i ishte besuar detyra e drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe struktura e posacme në prokurori për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Bashkë me Rovena Gashin, ambasada amerikane i ka refuzuar vizën edhe shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike.

SHKARKO APP