Zonja e Parë e Polonisë injoron presidentin Trump (Foto+Video)
Teksa nisi të luhej himni kombëtar, Melania dhe djali i saj Barron e vendosën dorën në zemër në formë nderimi, por nuk ndodhi e njëjta gjë me presidentin Donald Trump. Në këto kushte, Zonja e Parë u detyrua t’i jepte një goditje të lehtë në krahun e majtë bashkëshortit të saj për t’i kujtuar se ç’duhet të bënte. Pamjet u kapën nga mediat e të gjithë botës dhe u trasmetuan me mijëra herë.
Ja dhe disa momente të tjera me presidentin Trump gjatë shtrëngimit të duarve
Por kësaj radhe presidenti amerikan është vënë në siklet gjatë një vizite shtetërore në Poloni, nga një grua.Zonja e Parë e Polonisë Agata Kornhauser-Duda, ka refuzuar t’i japë dorën të parit manjatit, përpara Melania Trump.
Trump i ka zgjatur dorën bashkëshortes së presidentit polak Andrzej Duda, por ajo ka preferuar ta takojë Melania-n të parën. Trump është ndier në siklet, por e ka kaluar këtë skenë sikur asgjë nuk ka ndodhur, dhe më pas ka shtrënguar duart me Zonjën e Parë të Polonisë.