Yuri Kim flet si Blinken: Të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sërish në Twitter, duke theksuar se SHBA-ja do të luftojë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se do të luftojnë pandëshkueshmërinë për personat që janë përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën.

Presidenti Amerikan Joe Biden, një ditë më parë nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP