Home Bota Zëvendësonin ...

Zëvendësonin foshnjat në maternitete, rrjeti grek fitoi 3 milionë euro. Vajzat e reja i përdornin si nëna surrogate

36
0

Detaje tronditëse janë zbardhur për skemën e zëvendësimit të foshnjave të porsalindur në maternitete dhe birësimet e paligjshme në Greqi.

Hetimet që po kryhen nga Prokuroria kundër Krimit të Organizuar në Athinë kanë nxjerrë në pah se fitimet e grupit i kalonin 3 milionë euro. Shuma e fituar sipas auditit të SDOE-së që citon Protothema, është “depozituar” në 5 kompani offshore nga anëtarët e rrjetit të trafikut të foshnjave në Kretë.

Sipas burimeve të mirëinformuara, kompanitë kanë funksionuar për të paktën gjashtë vitet e fundit dhe çdo muaj kishin një histori lëvizjesh të shumave të mëdha të parave. Hetimi është në vijim, por policia në bashkëpunim me SDOE po tenton të bllokojë këto shuma dhe t’i konfiskojë.

Rrjeti i trafikantëve shfrytëzonte gratë vulnerabël dhe i përdorte ato si dhuruese vezësh dhe nëna surrogate. Ata po ashtu mashtronin pacientët përmes transfertave të rreme të embrioneve dhe ndërmjetësonin birësime të paligjshme.

Fitimet e organizatës kriminale për programin e surrogacisë zakonisht varionin nga 70.000 deri në 100.000 euro, ndërsa në disa raste arrinin edhe deri në 120.000 euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit