Zgjedhjet europarlamentare, Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vijon turin e takimeve për zgjedhjet europarlamentare, që janë më 9 qershor. Në zonën e Artës, ai ishte i shoqëruar edhe nga djali i Fredi Belerit, Petro Beleri. Në listën e kandidatëve të kryeministrit grek është dhe Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burgun e Fierit për akuzën e shit-blerjes së votës.

SHKARKO APP