Zgjedhjet në 2025, Gjekmarkaj: Na duhet një kandidat për kryeministër, Berisha të gjejë zgjidhje!

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se ka qenë i pari që ka hedhur idenë për një federatë të opozitës, për të kapërcyer ndarjet, përpara zgjedhjeve të vitit 2025. Ai deklaroi se opozita e ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë. Në këtë moment, ai thotë se Berisha është i vetmi që mund të shpëtojë PD dhe të japë një zgjidhje.

“Opozita nuk e ka bërë një rekurs moral me veten dhe ka kohë deri në zgjedhje është pak. E di që nuk është optimiste, por opozita po bën diçka, po bën minimumin, bashkimin e saj të pjesshëm. Nëse i rikthehemi se çfarë ka ndodhur, duket sikur kruajmë plagët tona. Çfarë do të bëhet? Unë mendoj se opozita ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë.

Kam qenë i pari që kam hedhur idenë e një federate dhe të një kandidati për kryeministër që t’i tejkalojë kompentencat dhe të jetë ai shefi i opozitës për ta marrë këtë mandat nga pranvera, nga prilli, një vit para zgjedhjeve dhe të ndërtojë modelin e opozitës dhe të qeverisë të së nesërmes dhe jo robër të gjërave të vjetra. 

Në këtë moment, Berisha është i vetmi që mund ta shpëtojë dhe të japë një zgjidhje. Nëse ua lë atyre poshtë tij, do të hyjnë në meskinitet. Ende nuk ka filluar ta zgjidhë. Duhet t’i japë zgjidhje përfundimtare. Nëse e mban kështu është agoni e gjatë dhe nuk do të na çojë larg. Ai ka instikte politike. Të fillojmë me gjëra të reja, të mos merremi me njerëzit, por me një kandidat për kryeministër. Sot nuk është disponibël bota akademike që t’i afrohet PD-së, por as PD të hapë derën për botën akademike. Nuk duhet të jetë gjithmonë kështu”,-tha Gjekmarkaj në ”Të paekspozuarit”.

SHKARKO APP