Zjarr në Dropull, digjen 5 hektarë kullotë
Zjarr i madh ne lartësitë e fshatit Radat, Bashkia Dropull. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dropullit të cilat po ndeshen me flakët që kanë pushtuar kullotat afër majës së malit.
Deri më tani dëmi është i konsiderueshëm në kullota ku janë djegur 5 ha.
Sipas shefit të zjarrfikësve të Dropullit, Alqi Kosta zjarri është larg zonës së banuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të pafavorshme si pasojë e terrenit të pjerrët ku instrumentet e mekanizuara vështirë se kryejnë funksionin në terren të thepisur.
Ngelet mister zjarrvënësi.