ZYRTARE/ De Biasi jep dorëheqjen nga drejtimi i Azerbajxhanit
Gianni De Biasi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh, tekniku italian dha dorëheqjen nga drejtimi kombëtares azere pas përfundimit të kontratës.
Strategu që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke i kualifikuar për herë të parë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin.
De Biasi tahsmë është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të. Përveç Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të njohura si Torino, Levante, Udinese, Alaves etj.