Zyrtarët në Gjermani: 158 njerëz të humbur nga përmbytjet!

Një javë pas përmbytjeve të rënda në Evropë, që sollën shkatërrim në Gjermani, Belgjikë e Holandë, zyrtarët gjermanë thanë sot se 158 ende të humbur mund të mos gjenden kurrë.

Numri i viktimave të tragjedisë ka arritur në 205 në të gjithë kontinentin, ndërsa një total prej 176 personazh janë të humbur. Belgjika ka regjistruar 32 vdekje dhe ka 18 të humbur, njofton qendra kombëtare e krizave

Në Gjermani vendi i goditur më rëndë, qytete të tëra u mbuluan nga uji dhe rrugët u morën me vete nga përmbytjet e papritura, të cilat morën 173 jetë. Organizata Federale e Ndihmës në Gjermani tha se ka shumë pak gjasa të gjenden të tjerë të mbijetuar, edhe pse grupet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë mes rrënojave natyrore.

SHKARKO APP