Zyrtarisht kombëtarja e Italisë ka trajner të ri, me triumfe dhe dështime të mëdha

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Kombëtares italiane të futbollit. Kampion i sezonit të fundit në Seria A me Napolin, tashmë ai do të zëvendësojë në krye të kombëtares së kaltër Mancinin e dorëhequr pak ditë më parë.

Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, Mancini i befasoi të gjithë dhe u largua pas 5 vitesh me triumfe dhe dështime të mëdha si fitorja e Euro 2020 dhe mospjesëmarrja në Botërorin e Katarit 2022.

Ai e mori drejtimin e Italisë në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023; në mes, fitorja në Euro 2020, një triumf i arritur nga një grup në të cilin të gjithë individët ditën të bëhen ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?