Zyrtare, Igli Allmuça rikthehet tek Dinamo

Igli Allmuça rikthehet tek Dinamo, pas largimit nga Kukësi. Ai fitoi me Dinamon titullin e fundit kampion, por më pas kjo skuadër ra në një kategori më poshtë. Për vijimin e karrierës në pjesën e dytë të këtij sezoni, mesfushori 34-vjeçar zhvilloi këtë të mërkurë seancën e parë stërvitore me blutë e kryeqytetit, me të cilët synon ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ish-futbollisti i Kukësit sqaroi se në kryeqytet Dinamo ishte skuadra e vetme ku do të mund të luante rregullisht. – "Erdha te Dinamo sepse ishte e vetmja mundësi që të qëndroja në kryeqytet. Të Tirana dhe Partizani ishte e pamundur të luaja për shkak të konkurrencës kështu që vendosa të kthehem te Dinamo, me qëllimin e vetëm ngjitjen në Superiore". Allmuça është futbollisti i dytë me eksperiencë që ka vendosur të mbrojë ngjyrat e Dinamos. Prej disa ditësh nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti është vënë edhe sulmuesi Daniel Xhafaj, një tjetër futbollist me eksperiencë në futbollin shqiptar. – "Shpresojmë që me eksperiencën tonë të japim kontribut për arritjen e objektivave. Unë e kam ndjekur me kujdes ecurinë e Dinamon dhe mendoj se duhet të kishte grumbulluar më shumë pikë gjatë fazës së parë,” – theksoi Allmuça. Dinamo e mbylli vitin 2014 në vendin e tretë në kuotën e 20- pikëve, një më pak se Lushnja dhe Sopoti me të cilat kryeson Grupin B, të Kategorisë së Parë.

SHKARKO APP