Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:32 PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit “PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”- shkruan kryeministri Rama në pasditen e kësaj të diele.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryesia e PD firmos për Endri Shabanin si Avokat i Popullit. Tani që Shabani votohet nga PS bëjnë (lojë) sikur tërhiqen nga votimi!

Kryesia e PD firmos për Endri Shabanin si Avokat i Popullit. Tani që Shabani votohet nga PS bëjnë (lojë) sikur tërhiqen nga votimi!

Forum
E mërkurë, 10 Dhjetor 2025 09:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pak fjalë për lojën djallëzore të PD për votimin e Avokatit të ri të Popullit. Si rregull, deri me tani, ka qenë që kandidatura e Avokatit të Popullit i lihej opozitës. Ndërkohë pas disa viteve që kishte mbaruar mandati i Avokatit të Popullit, filloi loja nën rrogoz mes PD e PS për emrin.

PD-ja futi në lojë disa emra me firmat e saj që ta komplikonte procesin e të dilte te emri i Endri Shabanit, të cilin e synon PS-ja.

Në vend që të deklaronte fort si PD se ne kemi emrin e Besim Ndregjonit, një figurë antikomuniste dhe përherë e angazhuar për të drejta e liritë e Njeriut, PD-ja bën tani kur procesi po shkon drejt votimit me firmat e kryesisë së PD dhe deklaron se gjoja “tërhiqemi nga votimi”! Berisha duhej të fliste me Adriana Kalaja, një figurë opozitare e kalibrit të lartë, që të tërhiqej, pasi e ka përpara të ardhmen politike dhe të gjithë deputetët e opozitës të luftonin për një emër, për Besim Ndregjonin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu e vinin në pozita PS dhe ndërkombëtarët do të mund të ndërhynin. Por Berisha e luajti djallëzisht, futi kryesinë e PD të firmosë për Shabanin  e tani thotë “se tërhiqemi”!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kaq donte PS-ja, pra që PD-ja ta sillte Endri Shabanin si kandidaturë, dhe me pas ajo i ka 84 votat.

Në lidhje me këtë lojë të PD-së Kreshnik Spahiu ka shkrimin e mëposhtëm:

LOJA E BERISHES ME AVOKATIN E POPULLIT

Nga Kreshnik Spahiu-

70% e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë mbështetur juridikisht dhe zyrtarisht Endri Shabanin si kandidat për Avokat të Popullit. Kurrë më parë demokratët nuk kanë pasur një konsensus kaq të madh sa ky i mbështetjes për Endri Shabanin.

Mund t'ju interesojë

Fitore brilante e Verstappen në Çmimin e Madh të Las Vegasit

Fitore brilante e Verstappen në Çmimin e Madh të Las Vegasit

Para 10 orësh
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 22 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

21 Nëntor 2026, 17:21

Por pse Sali Berisha u bë pishman dhe po bën kot sikur nuk është palë në proces?

Sot Berisha doli me një teori komike dhe antikushtetuese: “Partia do tërheqë firmat.”

35 vjet deputet por akoma nuk e ka mësuar që 35 deputetë janë përfaqësues të sovranitetit të votuesve dhe firma e tyre është individuale.

Për Endri Shabanin kanë firmosur e gjithë Kryesia e PD: Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Ina Zhupa, Tomor Alizoti, Jorida Tabaku, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi etj.

Kaq firma as Sali Berisha nuk i kishte në legjislaturën e kaluar, sepse shumica e këtyre firmëtarëve e përjashtuan nga partia.

Firmat e deputetëve janë të vetmet që vlejnë për depozitimin e kandidaturës dhe duhen minimalisht 28 firma. Pas propozimit, kandidati zgjidhet nga Kuvendi me 3/5 e votave.

Po, në praktikën parlamentare shqiptare, tërheqja është e mundur vetëm PARA mbylljes së procedurës së depozitimit.

Pas depozitimit zyrtar të kandidaturës:

  • pranohet nga Kuvendi,
  • publikohet si kandidaturë zyrtare,
  • kalon për shqyrtim në komisionin përkatës, atëherë firmat nuk hiqen më, edhe nëse deputetët shprehin ndryshim qëndrimi. Ata thjesht mund të mos e votojnë kandidatin në seancë.

Pasi lista shpallet zyrtare, firmat nuk mund të tërhiqen më.

Sali Berisha prej një muaji deklaron se do mbështesë Besim Ndregjonin, Adriana Kalanë, Dardan Mustafajin, Jola Hysën, por firmat praktikai i dha edhe Endri Shabanit.

Në fakt, të enjten do të votohet Endri Shabani, sepse me të drejtë Partia Socialiste do të zgjedhë një nga kandidaturat që ka më shumë firma nga opozita, por edhe ka eksperiencën ligjore brenda kritereve kushtetuese për Avokat të Popullit.

Sigurisht Berisha duhet të justifikohet te kandidatët e tjerë që “narkoshteti” i Ramës zgjodhi “avokatin e krimit”, por të gjithë do të kuptojnë aktrimin dhe komedinë e tij.

Sali Berisha ose po bën lojë me Edi Ramën për ta votuar Endri Shabanin, ose ka jashtë kontrollit 70% të grupit parlamentar që i besuan firmat atij që e ka gjunjëzuar mediatikisht Berishën, duke i thënë:

“Largohu nga politika, se të kam gjetur në pushtet që ditën që kam lindur.”

Mesa duket, Endri Shabani po e nxjerr vërtet në pension “stërgjyshin” e tij

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 10 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 19 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 41 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.