Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 20:40 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine. Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Forum E shtunë, 21 Nëntor 2026 20:26
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Ndoshta është rastësi. Ndoshta jo! Ndoshta është një nga ato herët kur rastësia, për tekë e tallje, vesh kostumin e domosdoshmërisë për të ngatërruar naivët dhe budallenjtë. Por sido qoftë e vërteta, në harkun e më pak se 24 orëve, Belinda Balluku pësoi një sulm të dyfishtë. Kryetari i bashkisë së Tiranës i dërgoi një letër me shkrim dore nga burgu, kurse ish-kryetarja e Kuvendit e konsideroi atë si modelin më të keq të qeverisjes së Edi Ramës. Dy socialistët i bashkohen një liste shumë më të gjatë kolegësh në PS, që e konsiderojnë zonjën Balluku si shkaktare të problemeve të tyre. Një listë në të cilën kryeson ish-zëvendëskryeministri tjetër socialist, Arben Ahmetaj dhe një numër mbresëlënës ministrash dhe personazhe të tjerë të dorës së dytë, që kanë ikur nga detyra po aq befasisht sa edhe janë emëruar. Rastësi apo jo, pa u mbushur 24 orë të tjera, meqë çdo aksion sjell reaksion, kundër familjarëve më të afërt të zonjës Spiropali u regjistrua një çështje penale në SPAK, kurse ndaj Veliajt u ushtrua kontroll jo rutinor në qeli.

Në letrën e tij Veliaj lëndoi sedrën kryeministrit duke i kujtuar thashethemin e preferuar të Tiranës se ish-zëvendësja e tij vazhdon t’i kontrollojë gjysmën e qeverisë. Kurse Spiropali, duke ruajtur megjithatë kryeministrin, e konsideroi Ballukun si qelizën Alfa të sëmundjes së partisë së saj. Sado të ndryshme këto qëndrime, ato janë si dy përrenj që bashkohen në të njëjtin lumë, rrjedha e të cilit është pothuaj e pamundur të kontrollohet më. Ato e nxorrën zonjën Balluku fiks aty ku ajo nuk donte ta shihte veten, në vitrinën e vëmendjes, Deri më tani, ndryshe nga gjithë socialistët e përballur me drejtësinë, zonja Balluku ka ndjekur strategji tjetër. Ajo ka zgjedhur të mbyllet në bunkerin e heshtjes për akuzat në ngarkim të saj. Për herë të fundit ka folur ditën që u nda nga vartësit e saj të përlotur në ministri duke u betuar që nuk kishte as vila dhe as 300 apartamente. Pastaj vetëm ka dëgjuar që të tjerët të flisnin pak apo aspak për të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe pse hallet e zonjës Balluku me drejtësinë kanë filluar pothuaj që tre vjet më parë, ajo çfarë po ndodhte me hetimet ndaj saj, ishte sekret publik në Tiranë. Madje edhe vetë opozita e përmendte sipas stinës dhe humorit, por rrallë e ka pasur target politik. deri në momentin kur në nëntor 2025, Sali Berisha aludoi se në protestat kundër Veliajt, Balluku kishte infiltruar njerëzit e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky është sfond i të shkuarës, por tani diçka thelbësore ka ndryshuar në Tiranë. Prej shumë kohësh në një televizion dhe prej pak muajsh nga një televizion tjetër, Balluku është shndërruar në target të personalizuar. Me mbylljen e hetimeve, rëndimin e akuzave ndaj saj dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, por pa masë sigurie, me frikën se do të ketë fraksione të reja hetimesh, Balluku është mes shumë dilemash.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Para 4 orësh
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

19 Nëntor 2026, 16:15

Ndroja më e madhe ushqehet nga paranoja logjike se diagnoza politike e Spiropalit dhe cfurku inatçor i Velliajt, mund të jenë të koordinuar e frymëzuar nga Rama dhe në interes të tij. Gjasat logjike që të ketë ndodhur kështu janë shumë modeste e ndoshta inekzistente, por është e qartë prej kohësh se kryeministri e konsideron një bela të shtuar hallin e Belës së tij. Një numër i paqartë deputetësh që ajo mund të kontrollojë në Kuvend dhe një rrjet i madh drejtorësh kyç që ajo ka nën hyqëm, janë së paku disa nga shkaqet e kokëdhembjes së zotit Rama. Të cilit i koka i dhemb gjithashtu nga dyshimi cfilitës nëse kujtimet e kohërave të lumtura, kur dikush bie në fatkeqësi, mund të kthehen edhe kundër atij vetë. Arben Ahmetaj ja ka kujtuar shpesh një gjë të tillë.

Ndroja tjetër i shkaktohet nga pasiguria se nëse ajo është kapur duke kryer gabimin klasik që njeh jurisprudenca penale: dikush që dyshohet për një krim, gjurmët më të thella i le jo në vendin e krimit, por në përpjekjen për t’i fshirë e fshehur ato. Pyetja torturuese është që në mos Balluku vetë, a kanë qenë njerëzit e saj mjaftueshëm të kujdesshëm për të mos krijuar gjurmë të tjera inkriminuese? Nga ato lloj gjurmësh, që në faturë të fundit, i shkojnë vetë Shefes për t’u paguar.

Zonja Balluku ka krijuar shumë armiq personale në 6-7 vitet që ajo qeverisi Shqipërinë si regjente e Ramës. Dy prej tyre, Ergys Agasi e Vlora Hyseni, janë ndroja e tretë e madhe e saj. Janë frika se ata mund të kenë përdorur kundër saj të njëjtin mjet që ajo vetë nuk ka i ka shpëtuar tundimit për ta përdorur ndaj kundërshtarëve të saj. Agasi ka qenë i fiksuar mbas përgjimit, kurse Hyseni kishte edhe logjistikën, edhe burimet njerëzoore, edhe motivin për të ndezur radarët mbi zonjën Balluku. Për më shumë, ekzistenca e këtyre përgjimeve do të ishte si një breshëri mitralozi në turmë: edhe pse në shenjestër mund të ketë qenë Balluku, thonë burime autoritare, “plumbat” qorrë mund të kenë goditur ministra, deputetë apo edhe njerëz të drejtësisë.

Domosdoshmëria është shpesh tekanjoze. Për të mos u shfaqur si e tillë, për të tallur naivët dhe budallenjtë, ajo shpesh vetëmaskohet nën xhaketën e rastësisë dhe pantallonat e teorive konspirative. Ndoshta ishte rastësia që i bëri bashkë Spiropalin e Veliajn, me Agasin e Hysenin në sfond kundër të njëjtit target. Ndoshta ishte rastësia që emri i zonjës Spiropali u përmend në një dosje të re të SPAK-ut pa u mbushur 24 orë nga intervista e saj dhe që qelia e Velliajt u kontrollua në të gdhirë, pa kaluar po 24 orë nga letra e tij. Por ndoshta edhe jo! Mund të jetë edhe një reaksion zinxhir i shkaqeve dhe pasojave dhe raportit mes tyre. Sido që të jetë e vërteta, kjo është një lojë, ku vetë Rama, lideri i padiskutueshëm të cilit socialistët ende i binden, por nuk arrin dot më t’i bindë si më parë, nuk i ka më të gjitha kartat në dorë. Loja e madhe tashmë sheh edhe përtej shtatit të tij të lartë, hijes së rëndë dhe shishes së thyer të ëngjëjve të munguar, shejtanbudallenjve pa ngjyrë, sirenave paralajmëruese dhe shtrigave të tij.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 1 minute

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond
Para 16 minutash

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol
Para 39 minutash

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes
Para 1 ore

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 21 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 8 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.