Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Robert Shvarc, veprimtari i përkushtuar i vlerave, “Mjeshtër i Madh”, që begatoi shqipen me monumentet e letërsisë botërore

Kultura E mërkurë, 10 Dhjetor 2025 09:31
Robert Shvarc, veprimtari i përkushtuar i vlerave, “Mjeshtër i Madh”,  që begatoi shqipen me monumentet e letërsisë botërore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Sot, në ditëlindjen e Robert Shvarc, përkthyesit që i dha shqipes nderimin e të qenit gjuhë pritëse e monumenteve të letërsisë botërore, kujtojmë një jetë të shndërruar në urë dritëdhënëse mes kulturave, shpirtit të epërm të kumtimit të vlerave dhe veprave që erdhën për të mbetur pika referimi të rrëfimtarisë dhe të mendimit.
Me atë ton zëri të qetë, por të ngulitur si sentencë e së vërtetës, ai thoshte: “Me përkthimet e mia u kam treguar popujve fqinjë se gjuha shqipe është një nga më të vjetrat dhe më të pasurat. Nuk ka asgjë të papërkthyeshme në gjuhën shqipe…”

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Një pohim që nuk është vetëm krenari, por akt dashurie, mision shpirtëror, deklaratë dinjiteti.
Dhe po ai zë, me dhimbje e shpresë të njëjtë, shtonte thirrjen: “Ruajeni gjuhën! Ruajeni këtë identitet që po tretet ngadalë atje ku shqiptarët jetojnë larg shtëpisë.”
Këto rruaza fjalësh, marrë nga thellësia e një zemre që e deshi shqipen më shumë se shumë prej nesh që e kemi nënë, kanë mbetur të skalitura në përjetësinë e ndërgjegjes sonë. Ato janë memuar i një dashurie të papërtueshme, një testament kulturor që frymëzon dhe sot, më shumë se kurrë, përndez nderimin tonë për të në ditëlindjen e tij.
Robert Shvarc erdhi në jetë më 10 dhjetor 1932 në Sarajevë, bir i një babai hebre nga Austria dhe një nëne elbasanase, dhe që në moshën gjashtëvjeçare nisi të mësonte gjuhën që do të bëhej atdhe-i tij i shpirtit. Ai nuk e mësoi shqipen: ai u shugurua me të. E deshi marrëzisht, e lëvroi me një ndjeshmëri që tejkalon mjeshtërinë teknike dhe hyn në fushën e dhuratave hyjnore.
Me përkthimet e tij, Shvarc nuk solli thjesht libra. Ai solli kontinente të tëra të mendimit njerëzor: Homerin, Danten, Gëten, Brehtin, Remarkun, Fojtvangerin, Heinen, Travenn, Markezin… Solli fryma epokash, qindra fate njerëzore, qindra botë të panjohura që do të mbeteshin jashtë horizontit tonë po të mos qe dorë e tij që i hapi portat.
Me të, shqipja u zgjerua, u provua, u burrërua. Ai e testoi veten e saj në skajet më të larta ku lëviz gjuha.

Mund t'ju interesojë

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 49 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 54 minutash
Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 11 orësh

Robert Shvarc iku nga kjo botë më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre — ndoshta sepse zemra e tij qe rrahur tepër, qe lodhur duke bartur mbi shpinën e gjuhës shqipe peshën e letërsisë botërore. Por me ikjen e tij mbeti boshllëk, një mungesë që nuk e mbush dot askush: në familjen e tij, në botën e poezisë dhe të përkthimit, në universin e vlerave njerëzore që ai mishëronte me modesti të rrallë.
Nderimet që mori, “Mjeshtër i Madh”, “Qytetar Nderi i Tiranës”, “Kryqi i Merituar i Gjermanisë” — nuk ishin privilegje. Ishin njohja e domosdoshme e një jete që ia kushtoi vetveten, deri në përkushtim sakrificial, përkthimit dhe kulturës. Vitet e fundit të shekullit XX dhe fillimi i atij pasardhës nuk njihen dot pa gjurmën e tij.
Emri i Robert Shvarcit është bërë emblemë e gjuhës gjermane në Shqipëri. Jo vetëm për faktin se ishte i pari intelektual shqiptar që mori çmimin gjerman të meritës në fushën e përkthimit, por sepse ishte ura e gjallë, ndërmjetësi, misionari i nëndheshëm i dy kulturave.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjafton të hapësh një rafte të rastësishëm në një bibliotekë shqiptare dhe aty gjen hijen e tij, firmën e tij, dritën e tij. “Tre shokë”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”, “Shkëndija e jetës”, “Obelisku i zi”, “Françesko Goja”, “Çifutja e Toledos”, “Nëna Kurajë”, “Opera për tre grosh”, “Baali”, baladat e Gëtes, poezitë e Shilerit…
Një univers i tërë i ngjizur në shqipen e tij kristalore.
E po ashtu, ai e bëri Shqipërinë të dëgjohej në gjermanisht, duke përkthyer Kadarenë, Agollin, Spahiun, Qosen e shumë të tjerë.
Sot, në ditëlindjen e Robert Shvarcit, përulemi para një figure që nuk e la gjuhën shqipe as të humbasë, as të turpërohet, por e ngriti në rangun e gjuhëve të mëdha, duke i dëshmuar botës se ajo mund të mbajë çdo univers, çdo mit, çdo dramë, çdo poezi.
Është dita të kujtojmë se sa herë lexojmë mjeshtrat e Evropës dhe botës, shpesh e bëjmë duke kaluar nëpër duart e tij të padukshme.
Dhe është dita të falënderojmë njeriun që i dha shqipes një pasuri të pallogaritshme.
Gëzuar ditëlindjen, Robert Shvarc.
Fjala jote është ende gjallë, e papërkthyeshme në harresë.

Etiketat e lidhura

albert vatajMjeshter i MadhRobert Shvarc
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 49 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 51 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 52 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 53 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.