Andi Lila bëhet baba, djalin e quajnë Ayan

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe i ekipit të Parmas në Seria A, Andi Lila është bërë baba për herë të parë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, lojtari kuqezi që gjatë dimrit kaloi në radhët e ekipit të Parmas, njofton ardhjen në jetë të djalin të cilin i ka vënë emrin Ayan. “Miq, sot Andi u bëra baba për herë të parë! Bashkë me Ornelën dua të ndajmë gëzimin për lindjen e Ayanit duke i dëshiruar një jetë të gjatë e të  lumtur,” – njoftoi Lila në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.  Lindjen e anëtarit më të ri të familjes, Andi Lila e priti me një dedikim të veçantë në ndeshjen Sassuolo-Parma ku shënoi golin e vetëm për emiljanët. Edhe në takat e veshura gjatë kësaj sfide, ai kishte të shkruar emrin e vogëlushit që u soll në jetë nga bashkëshortja e tij Ornela

SHKARKO APP