VIDEO/ Rama: Në sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë”, një nga zonat historike që po rilind

Zonat historike me tradita të qytetit të Burrelit, po rilindin prej investimeve që po kryhen në infrastrukturën e tyre, duke i dhënë një tjetër vlerë arkitekturës së qytetit dhe turizmit në rritje, kjo falë asaj që ka bërë qeveria për Rrugën e Arbrit e Tunelin e Murrizit, që e kanë sjellë më afër Tiranës veriun e bukur të vendit.
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, ishte sot në Burrel, ku fillimisht inspektoi sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë”. Me pas kryeministri shkruan: ”Në sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë”, një nga zonat historike që po rilind për t’i dhënë një tjetër vlerë qytetit dhe turizmit në rritje, falë edhe Rrugës së Arbrit e Tunelit të Murrizit që na e kanë sjellë Matin e Dibrën tek dera e kryeqytetit’.