Joshua Zirkzee mbyll para kohe sezonin te United

Sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit të majtë, ka konfirmuar trajneri Ruben Amorim.
23-vjeçari holandez pësoi një dëmtim gjatë humbjes 4-1 ndaj Neëcastle të dielën në kuadër të Premier League.
“Joshua nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e mbetura këtë sezon. Tani duhet të fokusohemi në rikuperimin e tij për sezonin e ardhshëm,” deklaroi Amorim.
Zirkzee u transferua te Manchester United nga Bologna në korrik të vitit 2024. Edhe pse pati një start të vështirë në fillim të sezonit, forma e tij u përmirësua ndjeshëm në vitin 2025. Ai arriti të shënojë si zëvendësues në barazimin 2-2 ndaj Lyon javën e kaluar, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës.