
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje”.
Kjo është një procedurë e zakonshme për Berishën, i cili ka hyrë i qeshur në gjykatë, duke takuar edhe disa nga të pranishmit.
Berisha, si zakonisht, ka dhënë prononcim për gazetarët në momentin e daljes nga ambientet e GJKKO.