Albin Kurti: “Vetëvendosja” e majtë, ndaj jemi sot në Kongresin e PS

Një delegacion i Lëvizjes “Vetëvendosje”, në përbërje të të cilit është Albin Kurti dhe Glauk Konjofca, merr pjesë sot si i ftuar në Kongresin e PS-së.

Në një pronocim për mediat, kreu i saj Albin Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes “Vetëvendosje”-s dhe PS-së është i natyrshëm, pasi sipas tij subjekti politik “Vetëvendosje” që nga viti 2013 ka marrë profilin e një partie socialdemokrate.

“Ftesa për ne është krejt e natyrshme. Gjykoj se e majta në përgjithësi si në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Europë gjendet përpara sfidash të mëdha. Duhet të ketë diskutim për ta kapërcyer këtë situatë. Gjykoj se PS duhet të intensifikoj bashkëpunimin me partitë e majta në Kosovë si dhe me partit e majta europiane”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, situata në Shqipëri nuk ka asnjë të krahasuar me situatën në Kosovë, pasi Kosova ka probleme të mëdha në shtet ndërtimin e saj, si pasojë e faktit se Serbia po përpiqet  të ndërtojë një shtet të sajin brenda Kosovës.

SHKARKO APP