Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:04 Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: 108 kopshte dhe çerdhe të reja të hapura në 9 vjet

Politikë E premte, 15 Nëntor 2024 16:39
Veliaj: 108 kopshte dhe çerdhe të reja të hapura në 9 vjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fëmijët e zonës së Kopshtit Zoologjik dhe Kodrës së Diellit (lagjja 13) kanë një çerdhe të re, një godinë 3-katëshe, me kushtet më të mira, e konceptuar për pesë grupmosha. Çerdhja u hap nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg. Godina është përshtatur si çerdhe me ndihmën e Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Në fjalën e tij, Veliaj nënvizoi se numri i kopshteve dhe çerdheve të reja të hapura në 9 vitet e fundit ka arritur në 108.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm që hapim sot çerdhen tonë të 108-të. Urbanizimi ka ndodhur kaq shpejt dhe vrullshëm, ndaj ajo që po bëjmë në këto lagje, përfshirë njësitë 12, 13 dhe 14, është që po marrim ndërtesa ekzistuese me qira. Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli, të cilët na kanë ndihmuar për ta hapur çerdhen në kohë rekord, çka me procedura normale do të merrte shumë kohë. Ajo që kemi bërë është se kemi marrë një vilë me qira dhe me ndihmën e Ambasadës së Izraelit kemi bërë të gjitha rregullimet dhe punimet e infrastrukturës, për të pasur një superçerdhe me një superstaf”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai shtoi se në këtë mandat do të përfundojë totalisht infrastruktura për fëmijët, nga qendra në periferi, duke përmendur planin për ndërtimin e shkollave të reja te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik. ”Do t’i përgjigjemi kërkesës së komunitetit, edhe me shkollat te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik. Ka filluar që tani prokurimin për tre shkolla të reja në zonën e Unazës së Re, në lagjen ‘Rilindja’. Me këto kantiere kompletojmë totalisht Tiranën, nga qendra në periferi. Po punojmë edhe në qendër, ku nisëm punë për shkollën “Edith Durham” dhe sa mbaruam te “Emin Duraku”. Një qytet ka shumë nevoja, por kemi zgjedhur që edhe ndihmën ta orientojmë tek investimet për fëmijët. E vlerësoj jashtë mase ndihmën e Izraelit”, deklaroi Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fjalën e saj, ambasadorja izraelite Galit Peleg, u shpreh se kanë vendosur të investojnë për fëmijët shqiptarë, pas tragjedisë që pësoi vendi i saj vitin e kaluar, ku humbën jetën 39 fëmijë. “Më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli pësoi një tragjedi të tmerrshme, dhe për fat të keq u vranë 39 fëmijë. Por, ne donim që këtë pikëllim ta kthenim në shpresë dhe për këtë arsye ambasada izraelite në Tiranë vendosi të investojë për fëmijët shqiptarë. Duam të dërgojmë një mesazh të fortë nga këtu, se edhe trishtimi dhe tragjedia mund të shndërrohen në diçka të lulëzuar, nëse investoni në të ardhmen dhe jo në të shkuarën. Dua të falënderoj partnerët tanë në Tiranë, dhe kryebashkiakun”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Çerdhja e sapo hapur ndodhet në rrugën “Zallit” në Lagjen 13 në Tiranë. Objekti është një godinë 3-katëshe me oborr. Në katin parë ndodhet kuzhina, si dhe zyrat e mjekut dhe psikologut të kopshtit, i cili është parashikuar të shërbejë për 100 fëmijë. Shërbimi është konceptuar me 5 grupe fëmijësh për çdo grupmoshë.

Etiketat e lidhura

108 kopshte dhe çerdhe të rejaerion veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 9 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 10 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 9 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 10 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.